/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, ka organizuar koncertin për bashkëatdhetarët tanë që gjenden në botën e jashtme prej vitesh me punë dhe aktivitete të tjera, e që për Gjilanin përherë ishin një mbështetje e fuqishme e ekonomike, duke ndarë nga pasuria e tyre pjesë të konsiderueshme financiare për zhvillim të vendlindjes.
Me këtë rast të pranishmit e shumtë në këtëkoncert madhështor i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ishte i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, ka thënë se ky koncert dhe shumë aktivitete të tjera, janë bërë pikërisht për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë të shumtë nga bota e jashtme.
“Mirëseerdhët në këtë mbrëmje të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në nderim dhe respekt për kontributin e madh të dhënë nga bashkëatdhetarët tanë në botën e jashtme. Kryetari Haziri dhe qeverisja komunale në Gjilan është e organizuar për të krijuar kushte sa më të mira, qëpushimet tuaja ti kaloni sa më mirë në vendlindjen dhe shtëpitë tuaj. Gjilani që nga dy korriku ka filluar aktivitetet për diasporën, që do të përfundoj me një gusht, përsëri me një koncert në qendër të qytetit. Prandaj të kënaqemi të gjithë së bashku në Gjilan. Ju jeni në shtëpitë tuaja dhe urojmë të kaloni sa më mirë në organizime të përbashkëta që kemi edhe në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Rexhep Kadriu.
Ai ka shtuar se madhështia e Gjilanit dhe gjallëria shihen më së shumëti gjatë pushimeve verore kur numër i madh i Gjilanasve nga diaspora vijnë për pushime në vendlindje pranë pjesës tjetër të familjes së tyre.
Gjithashtu me hapjen e këtij koncerti ka nisur edhe aktiviteti tashmë tradicional “Beer and wine festival”, ku produktet e birrës do të ekspozohen për tri ditë me radhë për të kulmuar me koncertin e madh festiv që do të mbahet më 1 gusht në qendër të qytetit./2L ONLINE/