DYLON
Koncert artistik

Koncert artistik që solli tingujt magjik që kanë shoqëruar filmat e njohur të kinematografisë botërore

Koncert artistik që solli tingujt magjik që kanë shoqëruar filmat e njohur të kinematografisë botërore
Avatar photo Redaksia
Në sallën e orkestrës, ishte krijuar një ambient enkas për këtë aktivitet, me artistët në skenë, publikun rreth e rrotull, shfaqja e pjesëve nga filmat përmes projektorëve dhe atë më kryesoren, interpretimin e këndshëm nga treshja e artistëve...

Një koncert artistik më ndryshe erdhi mbrëmë para publikut gjilanas nga treshja e profesorëve të Shkollës së Muzikës në Gjilan, Arzie Jusufit në violonçelo, Hajrije Bislimit në piano dhe Argëtim Bajramit në violinë, duke krijuar kështu një atmosferë që ndërthur artin muzikor me magjinë e filmit.

Në sallën e orkestrës, ishte krijuar një ambient enkas për këtë aktivitet, me artistët në skenë, publikun rreth e rrotull, shfaqja e pjesëve nga filmat përmes projektorëve dhe atë më kryesoren, interpretimin e këndshëm nga treshja e artistëve, ku tingujt magjeps të instrumenteve: pianos, violinës e violonçelos, morën jetë në atë ambient dhe sollën emocione të veçanta për publikun e pranishëm.

EkoHigjiena

Ngjarje të tilla kulturore janë të domosdoshme të organizohen sa më shumë sepse publiku ka nevojë për to, por edhe i mirëpret, prandaj, Qendrën Kulturore “Cello Duo”,  duhet përgëzuar që soli një mbrëmje magjike me muzikë filmi sepse publiku i priti jashtëzakonisht mirë interpretimet e përzgjedhura në këtë program artistik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.