DYLON

Komunitetit artistik i duhet një përkrahje e madhe fillestare, për t’i marrë këmbët

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Angazhimin e tyre personal, të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë, projektet, planet e artistëve e kanë garantuar aktivistët dhe kandidatët për deputet nga radhe e Aleancës Kosova e Re gjatë një takimi me komunitetin artistik të Gjilanit.

Kandidatët e AKR-së për deputet në Parlamentin e Kosovës mbajtën një takim me njerëz të kulturës të Gjilanit. Takimin të cilën e udhëhoqi Izeir Hyda u zhvillua një debat shumë i frytshëm në shkëmbim të ideve për ti tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohet kumuniteti i arteve dhe kulturës në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Në takim prezantoi edhe ministri në detyrë Fadil Ismajli, prof. Afrim Hoti , Suzan Novobërdali, dhe kandidatët për deputet nga komuna e Gjilanit, Agim Rexhepi, Ismet Hajdini, Merita, Hyseni Ismajl Seyffetin dhe Izeir Hyda.

Përveç Ministrit Ismajli i cili njëherit është kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës, për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet komuniteti artistik, në debat morën pjesë edhe prof. Afrim Hoti, i cili ka marrë pjesë në përpilimin e Ligjit për taeatrin, Suzan Novobërdali ish deputete dhe kandidate për përbërjen e ardhme të Parlamentit, poeti dhe piktori Demir Behluli, drejtori i Teatrit të Qytetit Ali Demi, kandidatët për deputet nga komuna e Gjilanit dhe pjesëmarrës të shumtë nga fusha e kulturës dhe artit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.