DYLON

Komuniteti RAE informohen lidhur me vendimet për regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve dhe Ligjit për të Huajt

Komuniteti RAE informohen lidhur me vendimet për regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve dhe Ligjit për të Huajt
Avatar photo Redaksia

Drejtori i i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, së bashku me përfaqësues të OSBE-së dhe zyrtarin ligjor Ardian Foniqi, zhvilluan një takim me komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian (RAE).

Gjatë këtij takimi të pranishmit u informuan lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve.

EkoHigjiena

Po ashtu u prezantua edhe vendimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me të cilin obligohen komunat që të mundësojnë regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve pa pagesë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (RAE).

Në këtë takim pjesëmarrësit u njoftuan gjithashtu me Ligjin për të Huajt, i cili ka hyrë në fuqi më 15 mars 2026, si dhe me procedurat për pajisje me leje qëndrim dhe përfitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.