DYLON

Komuniteti i Transportit i ofron përkrahje Kosovës për sigurinë në trafikun rrugor

Komuniteti i Transportit i ofron përkrahje Kosovës për sigurinë në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim, Matej Zakonjšek, Sekretar i përhershëm i Komunitetit të Transportit, e cila është organizatë ndërkombëtare në fushën e mobilitetit dhe transportit, e përbërë nga 33 pjesëmarrës – e gjithë BE-ja dhe gjashtë partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u diskutua për sigurinë e trafikut rrugor, e cila është një sfidë mjaft e madhe, me të cilën po ballafaqohen pothuajse të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, ashtu sikur edhe vendi ynë.

Ministri Veliu theksoi se MPB me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, bashkë me Policinë e Kosovës, vazhdimisht ka trajtuar dhe proceduar problemet në infrastrukturë rrugore dhe ligjore dhe ka vazhduar bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Komuniteti i Transportit, ofroi mbështetje të plotë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që kanë të bëjnë më rritjen e sigurisë në trafik dhe përmisimin e infrastrukturës rrugore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.