DYLON

Komuniteti Egjiptian i Kosovës kërkon nga Egjipti votën Pro UNESCO

Avatar photo Redaksia

Veton Berisha, Kryetar i Partisë Liberale Egjiptian-PLE, njëherësh Deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë se në kuadër të lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, votimi i së cilës pritet të ndodh me datën 09.11.2015 në Asamblenë e Përgjithshme , si kryetar PLE-së , dhe si deputet dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian në Parlamentin e Kosovës duke e mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka kërkuar votën Pro nga shteti i Egjiptit ku me këtë rast i është drejtuar me një letër z. Mohamed Sameh Amr, ambasador dhe i deleguari permanent i shtetit të Egjiptit në UNESCO.

“Me anë të kësaj shkrese z.Sameh e kam njoftuar se vota Pro ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO është votë të cilën edhe komuniteti Egjiptian i Kosovës e mirëpret dhe kjo votë garanton se futja e Kosovës në UNESCO është e drejtë legjitime dhe e pakontestueshme . Nëpërmjet kësaj letre e njoftuam z.ambasador se edhe ne si komunitet jo – shumicë në Kosovë dhe si shoqëri në tërësi kemi nevojë për mundësi në edukim , shkencë, kulturë, liri të shprehjes dhe e gjitha kjo nuk mund të arrihet nga izolimi por nga gjithëpërfshirja”, ka thënë deputeti Berisha.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.