DYLON

Komunitetet në Gjilan janë të përfshira në jetën publike dhe institucionale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Gjilanit i ka dhënë mbështetje Komitetit për Komunitete, për punën e mirë që është duke bërë në identifikimin e kërkesave të komuniteteve si dhe adresimin e tyre për zgjidhje në institucionet komunale.

Haziri ka thënë se të gjitha komunitetet trajtohen barabarësish. Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në krijimin e kushteve për mirëqenie të të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht dallimeve etnike dhe lokalitetit ku jetojnë ata, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale, i cili së bashku me anëtarët tjerë e ka vizituar zyrën kryetarit të Komunës, ka thënë se Komiteti për Komunitete, ka punuar shumë seriozisht në avancimin e tolerancës ndëretnike në këtë mjedis.

Pos përfaqësimit në Kuvend dhe Komitet, serbë turq e romë sot punojnë edhe në Zyrën për Kthim dhe Komunitete si dhe nëpër drejtori e sektorë tjerë në shërbimin civil komunal. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.