DYLON

Komunitetet e Gjilanit përcjellin mesazh tolerance nga selia e UNMIK-ut në Prishtinë

Komiteti për Komunitete
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Komunitete ka mbajtur takimin e radhës në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë, që është mision i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ka marrë pjesë edhe shefi i Zyrës, Zahir Tanin. Ai u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit të komuniteteve në Gjilan.

Përndryshe, gjatë një vizite në Gjilan, para disa ditësh, Zahir Tanin kishte kërkuar nga kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri që ky Komitet, i cili është një mekanizëm i rëndësishëm për komunitetet, në një mjedis shumetnik, të mbajë një nga takimet e ardhshme në zyrat e OKB-së në Prishtinë dhe u shpreh i kënaqur që kjo ide e tij u realizua.

Sa i përket misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Tanin ka thënë se roli i këtij misioni ndërkombëtar ka ndryshuar nga vitet e kaluara, meqë Kosova ka dëshmuar aftësi për të udhëhequr vetë dhe kjo tregon se edhe qeverisja komunale në Gjilan i ka besuar Kemal Shahinit të drejtojë këtë Komitet të rëndësishëm për pesë mandate.

EkoHigjiena

Duke kërkuar bashkëpunim sa më të mirë mes komuniteteve, ai u shpreh i gatshëm që të ndihmojnë komunitetet edhe më tutje, nëse është e nevojshme.

Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale, ka thënë se komunitetet në Gjilan janë të barabarta në institucione dhe në jetën publike. Për të gjitha komunitetet, turq, serbë, romë e boshnjakë, siguria është në nivel dhe askush nuk ka vërejtje, ka thënë ai.

Ibish Ibishi (AAK), anëtar i Komitetit, ka thënë se i vjen mirë që më në fund edhe zyra e UNMIK-ut e ka kthyer kokën nga qeverisja lokale, ndërkaq Agim Brestovci ka thënë se do të ishte mirë që ky Komitet ta mbajë një takim në veri të Mitrovicës, për të dhënë shembullin e Gjilanit sa i përket bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Përndryshe, Komiteti ka vazhduar punën sipas pikave të rendit të ditës, ku shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar-mars 2017.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.