DYLON

Komunikimi joformal ne institucione/organizata publike!

Komunikimi joformal ne institucione/organizata publike!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arben Dubova

Dekada e fundit e cila karakterizohet me avancim të aplikacioneve për komunikim interpersonal në komunikim masiv siç janë grupet e krijuara brenda këtyre platformave, fatkeqësisht i ka ekspozuar edhe institucionet publike dhe organizatat tjera me interes publik!

EkoHigjiena

Komunikimi i pjesëtarëve të këtyre organizmave nëpër grupe të krijuara në këto platforma, nga ai joformal gjithnjë e më tepër po rrëshqet në komunikim formal (zyrtarë), gjë e cila as nuk është profesionale e as etike, sepse komunikimet e tilla edhe janë për çdo kritikë në aspektin gjuhësorë dhe shpesh dalin nga kontesti, madje ato edhe eskalojnë deri në fyerje, kërcënime e banalitete të ndryshme gjë e cila e diskrediton vetë organizatën!

Jemi dëshmitarë se sot shumë më tepër shfrytëzohen platformat si Viber, Whatsap e tjera për komunikim zyrtarë se sa procesverbalet e mbledhjeve dhe e-mailat.

Kjo dukuri e rrit mundësinë e ekspozimit të këtyre komunikimeve në publik e që në fakt jo çdo komunikim zyrtarë është për publikun.

Organizmat publik pas çdo takimi formulojnë komunikata zyrtare të cilat publikohen e assesi nuk publikohen fjalimet e secilit pjesëmarrës në takime zyrtare, përderisa aktualisht po publikohet pothuaje çdo bisedë (fjalim) i secilit anëtarë edhe nëse ai fjalim është përtej çdo etike!

Rasti më i freskët është ky i LDK-së, komunikimet e anëtarëve të së cilës po dalin në publik pa leje paraprake për publikim të tyre dhe fajtorë për këtë gjë është vet kryetari i partisë i cili ka lejuar madje është bërë pjesë e këtij komunikimi për çështje tejet serioze që do të duhej të trajtoheshin në vijë zyrtare (mbledhje të partisë) e asesi nëpër platforma e grupe komunikimi!

Prandaj, organizmat publik e sidomos institucionet publike duhet urgjentisht që ta ndërprejnë praktikën e krijimit të grupeve nëpër platforma të ndryshme dhe ta ruajnë komunikimin tradicional (mbledhjet zyrtare dhe e-mailat), në të kundërtën komunikimet e tilla çdo herë i ekspozohen publikimit të paautorizuar si dhe ndërhyrjes në ato komunikime e cila fillimisht e dëmton vet organizatën dhe e huton publikun!

Kujdes nga teknologjia!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.