DYLON

Komunikatë e përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale

Komunikatë e përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale
Redaksia

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale arreston dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”

Prishtinë, 29 tetor 2026 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si “Masakra e Padalishtes” në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut.

EkoHigjiena

Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.

Të gjitha veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do te ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.