DYLON

Komunës së Kamenicës, Shërbimit të Zjarrfikësve i ndahet një kamion për zjarrfikje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot Komuna e Kamenicës, Shërbimi i Zjarrfikësve zyrtarisht ka pranuar një kamion për zjarrfiksit nga Ministria e Punëve të Mbrendshme në vlerë prej 145.000€.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani vizitoi shërbimin e zjarrfikësve dhe i uroi për këtë donacion.

EkoHigjiena

“Uroj që të kemi sa më pak raste për intervenim,puna e juaj është për tu çmuar ju jeni në shërbim në çdo kohë kur të jetë e nevojshme, ne po vazhdojmë të krijojmë mundësi dhe kushte më të mira për punë me qëllim të lehtësimit të punës juaj” tha Sinani.

Drejtuesit e këtij Shërbimi dhe të gjithë zjarrëfikësit e falenderuan kryetarin për mbështetjen e vazhdueshme që po ju jepet nga komuna dhe njëkohësisht paraqiten dy kërkesa mbrenda mundësive buxhetore:Rregullimin edhe të një kati në objektin aktual dhe Rrethojën e hapsirës kufizuese. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.