DYLON

Komunës së Gjilanit i shtohen 26 raste të reja me COVID-19

Komunës së Gjilanit i shtohen 26 raste të reja me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,  për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privat, me metodën RT-PCR, në nivel vendi janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.

Prej tyre, 26 raste pozitive me COVID-19 janë nga Komuna e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Bëhet e ditur se prej këtyre 26 rasteve të reja pozitive me COVID-19, në Gjilan janë 23 raste, 2 të tjera në fshatin Zhegër dhe 1 në fshatin Llashticë.

Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e të premtes, ku kishte vlerësuar situatën e dy ditëve të fundit, u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.