DYLON

Komunat hallka e parë e menaxhimit të Emergjencës Shëndetësore

Komunat hallka e parë e menaxhimit të Emergjencës Shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Instituti KLGI, vlerëson përkushtimin e Komunave të Kosovës, në operacionalizimin dhe zbatimin e masave parandaluese për COVID-19. Në këtë periudhë të përballimit me epideminë e coronavirusit (COVID-19) dhe izolimin social, Komunat e Kosovës, po e përballojnë mirë situatën e emergjencës e shëndetit publik.

Komunat e Kosovës, përveç ballafaqimit të drejtpërdrejt dhe ofrimit të ndihmës në terren për ekipet shëndetësore, policinë dhe mekanizmat tjerë institucionalë, janë duke luajtur rol kyç edhe në masat parandaluese. Aktualisht shumica e komunave kanë bërë dezinfektimin e hapësirave publike, koordinimin e furnizimit dhe shpërndarjes me mallra, ushqime e medikamente, shmangien e takimeve për ta ruajtur distancën sociale dhe komunikimin efektiv përmes mediave me publikun.

Në të njëjtën kohë, Komunat përmes shtabeve të ngritura të emergjencave, janë duke bërë identifikimin e kontakteve të personave të prekur me COVID-19, ofrimin dhe koordinimin me donatorët të ndihmave për familjet e izoluara dhe familjet në nevojë.

EkoHigjiena

Për të shtuar edhe më tutje efikasitetin në përballimin e situatës, e në veçanti në rast të përhapjes së rrezikut, Instituti KLGI, rekomandon për institucionet dhe komunat:

o Identifikimin e plotë dhe përditësimin e kontakteve të personave të prekur me COVID-19 sipas vendbanimeve;
o Identifikimin paraprak të veprimeve për komunat në zbatimin e Planit të Reagimit Kombëtar;
o Koordinimin e plotë me bizneset dhe farmacitë për shpërndarjen efikase të furnizimeve në rast të izolimit të komunave.

Në kuadrin e këtyre masave, roli i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe koordinimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, është kyç në zbatimin horizontal të masave dhe efikasitetin e zbatimit.

Është për t’u vlerësuar komunikimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që i qartëson komunat për përdorimin e mjeteve financiare në situatën e emergjencës të shëndetit publik. Komunat nuk mund të mbeten peng i paqartësive procedurale për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Duke u bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë me përpikëri masat dhe rekomandimet e institucioneve, Instituti KLGI shpreh gatishmërinë që të mbështesë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për koordinimin me komunat.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.