DYLON

Komuna urgjentisht të zbatoj vendimin e Qeverisë për uljen e TVSH-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit nuk zbaton vendimin e Qeverisë mbi uljen e TVSH-së. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përshkallëzimin e TVSH-së nga data 01 Shtator të vitit 2015 për produktet esenciale që kanë të bëjnë direkt në ndikimin e shportës së qytetarëve, e në këtë rast edhe në tarifat e shërbimeve ndaj qytetarëve siç janë mbeturinat e shërbimet tjera, Komuna e Gjilanit nuk zbaton këtë vendim, thuhet në një reagim të degës së PDK-së në Gjilan.

Dega e PDK-së në Gjilan, konsideron se me vendimin e qeverisë mbi përshkallëzimin e TVSH-së nga 16% në 8 %, nuk po përfitojnë qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës. Tarifa e amvisërisë për mbeturina para vendimit të Qeverisë ishte 5 €, por edhe tani pas zbritjes së TVSH-së në 8%, prapë është I njëjti çmim.

EkoHigjiena

Të gjitha Kompanitë e mbeturinave në nivel të Kosovës kanë respektuar këtë vendim, e që tarifën e realizojnë në 4.70 cent, përpos Kompanisë “EcoHigjiena” në Gjilan që nuk respekton, e që po vazhdon tarifën e mëhershme, duke shkelur vendimin e Qeverisë.

Po ashtu duhet kujtuar edhe tarifat tek bizneset, të cilat tarifa janë të njejta përkundër zbritjes së TVSH-së. pra, Komuna e Gjilanit përpos që nuk po përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve, ajo edhe nuk po insiston nga Kompania “EcoHigjiena” që të zbatoj edhe këtë vendim që është në të mirë të qytetarëve. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja; a thua qytetarët e Gjilanit a nuk janë pjesë e Kosovës.

Prandaj, Komuna e Gjilanit, urgjentisht duhet të zbatoj vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e TVSH-së, përfundon reagimi i Degës së PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.