(2LONLINE) – Me qëllim të përmirësimit të gjendjes nëpër shkollat e Komunës së Vitisë por edhe parandalimit të rreziqeve që janë paraqitur në oborret e shkollave nga objektet e vjetra Drejtoria për Arsim e kësaj komune gjatë ditëve të fundit ka intervenuar në rrënimin e këtyre objekteve të cilat kanë paraqitur rrezik permanent për nxënësit. Gjithashtu kjo drejtori ka pajisur disa nga shkollat me inventar të rijnë.
Drejtoria Komunale për Arsim e Komunës së Vitisë për të parandaluar një rast fatkeqësie në oborret e shkollave në këtë komunë ka intervenuar në rrënimin e objektit të vjetër të shkollës së fshatit Drobesh, ndërsa po ashtu me kërkesën e kësaj drejtorie është larguar edhe shtylla e vjetra elektrike të drunjtë e cila ishte e mbështetur për objektin e vjetër të shkollës ndërsa kjo shtyllë zëvendësuar me atë të betonit.
Ndërkaq në shkollën fillore në Buzovik përpos të rrënimit të shkollës së vjetër janë ndërruar dyrët përbrenda shkollës. Gjithashtu me kërkesën e kësaj drejtori në rrjetin e kanalizimit janë kyçur shkollat fillore në Smirë dhe Beguncë , kurse gjithashtu janë furnizuar me inventarë të rinë dy klasa të shkollës fillore në fshatin Smirë.
Drejtori i DKA-së në Viti, Qahil Sinan tha se me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mësimdhënies dhe mësim nxënies në këtë komunë ata kanë intervenuar në disa shkolla por theksoi se nevojat për intervenim në shkolla të tjera janë të mëdha.
“Përpos që kemi intervenuar në këto shkolla, nevoja për të intervenuar në shkollat e tjera është e madhe, sidomos në shkollat e fshatit Kabash ku duhet të vendosën rrethojat e shkollës, kurse në shkollat e fshatit Ballancë dhe Sllatinë të Epërme jemi duke kërkuar mjete për përfundimin e tyre.
Sa i përkEtë shkollës së mesme teknike në Viti ajo pritet të përfundoj me 1 shtator të këtij viti” u shpreh Sinani. Ai poashtu shtoi se për Komunën e Vitisë shumë e rëndësishme është që të gjenden donator për ndërtimin e shkollës në fshatin Pozheran duke potencuar se për këtë shkollë komuna ka aplikuar në konferencën e donatorëve që pritet të mbahet gjatë këtij muaji. /2lonline/