Komuna, RC Gjilani” dhe RC “Prishtina International” realizuan projektin e ujësjellësit në shkollën e Kmetocit
/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Klubin Rotarian “Gjilani” dhe Klubin Rotarian “Prishtina International”, kanë realizuar projektin e ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Kmetoc, i cili është inauguruar sot.
Sami Spahiu, kryetar i Klubit Rotarian “Gjilani”, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin në këtë projekt, ku kanë përfituar nxënësit e kësaj shkolle.
“E falënderojmë kryetarin Haziri për bashkëpunimin sepse jemi ndarë shumë të kënaqur me të gjitha punët që i kemi realizuar në terren, siç është ky projekt i kyçjes së ujësjellësit në këtë shkollë, ku kanë përfituar shumë nxënës. E kemi një memorandum të përgjithshëm me Komunën për projekte në disa resorë dhe kështu do të vazhdojmë tutje. Ky projekt është i përbashkët mes nesh RC Gjilan, RC Prishtina Internacional dhe Komunës së Gjilanit’, tha Spahiu, duke premtuar se rotarianët nuk do të ndalen por do të ndihmojnë edhe në të ardhmen.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, e ka falënderuar Klubin Rotarian “Gjilani” dhe Klubin Rotarian “Prishtina International”, për bashkëpunim në realizimin e disa projekteve, ku Komuna e Gjilanit ka participuar me vlerën prej 50 për qind, duke përfshirë edhe këtë projekt të ujësjellësit në këtë shkollë.
Ai tha se në proces është edhe projekti i kanalizimit te shkolla “Selami Hallaqi” si dhe te çerdhja në lagjën “Dardania”, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin e mëtutjeshëm me rotarianë.
Përndryshe, ky projekt në shkollën e Kimetocit ka një gjatësi prej mbi 100 metrash, vlera e të cilit arrin shumën e afro 4 mijë eurosh, ndërakq punimet i ka kryer kompania kompania “Andi Com”. /2L ONLINE/

