Komuna që mbyll institucionet e arsimit

Komuna që mbyll institucionet e arsimit

Në vitin 2010 organizata qeveritare e Danimarkës “Danida”, pasi i dhuroj shkollës së mesme bujqësore në Gjilan një laborator modern, investoj në ndërtimin e disa serave dhe në ngritjen e një pemishteje, e aprovoj edhe kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për ndërtimin e shkollës dhe e ndërtoj edhe shkollën moderne të bujqësisë, aty pranë serave, pemishtes dhe fermës së lopëve për tua mundësuar nxënësve punën praktike dhe laboratorike.

Shkruan: Ismajl KURTESHI      –       2LONLINE.com    

Kështu u krijuan kushtet për mësim teorik, eksperimente laboratorike dhe punë praktike të nxënësve të kësaj shkolle.

Disa vite më vonë Bashkimit Evropian, shkollarëve të Gjilanit ua ndërtoj bibliotekën moderne të cilën e shfrytëzonin për mësim rreth 4.000 nxënës dhe student të Gjilanit e Ana Moravës. Me ndërtimin e kësaj biblioteke u zgjodh një problem shumë serioz për shkollarët gjilanas. Në bibliotekën e re zhvilloheshin herë pas here edhe aktivitete të ndryshme kulturore, që e pasuronin jetën kulturore të komunës dhe më gjerë.

Udhëheqja komunale e Gjilanit, që e ka gojën plot arsim e kulturë, përveç shumë dëmeve që po ia sjell arsimit dhe kulturës, me politikat e gabuara kuadrovike, me organizim të dobët të procesit arsimor, me investime të pamjaftueshme në këtë fushë shumë të rëndësishme për brezat që po vijnë, me mungesë të organizimit të punës praktike dhe studimit të nevojave të tregut të punës, me mosshfrytëzimin racional të objekteve shkollore, e kështu me radhë. Por udhëheqjes komunale sikur nuk ju mjaftuan këto që u përmendën më lart, ajo edhe po mbyll objekte shkollore dhe biblioteka shumë të nevojshme për shkollarët tanë.

Përkundër investimit milionësh në shkollën e mesme të bujqësisë, me vendim të komunës u mbyll kjo shkollë, nxënësit u transferuan në objektet e shkollave të mesme profesionale të qytetit.

Ky veprim i pa matur i udhëheqjes komunale bëri që shkollat e mesme në qytet të kalojnë nga dy ndërrime në tre ndërrime, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 minuta në 30 minuta. Nxënësit mbeten pa punë praktike.

Donatori u zhgënjye pa masë.

Këto ditë komunarët gjilanas e morën edhe një vendim shumë të dëmshëm për shkollarët e Gjilanit. Një pjesë të bibliotekës së qytetit e uzurpuan për nevoja të administratës komunale, kështu hapësira për lexim u ngushtua shumë.

Me këtë veprim u dëmtuan rreth 4.000 student e nxënës të Gjilanit e rrethinës që e shfrytëzonin bibliotekën për studim.

Në këtë situatë, kur udhëheqja komunale e ka humbur arsyen, është detyrë, në radhë të parë e këshilltarëve komunal, që për detyrë e kanë mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ta kundërshtojnë këtë veprim të paarsyeshëm e të dëmshëm të komunarëve. Është detyrë e udhëheqësve të shkollave dhe fakulteteve të Gjilanit por edhe MASHT-i të bëjnë presion mbi vendimmarrësit e Komunës që t’i revokojnë këto vendime dhe t’ua kthejnë bibliotekën lexuesve dhe ta hapin shkollën e mbyllur, mësimi të organizohet në dy ndërrime, orët e mësimit të zgjasin 45 minuta dhe të mbahet edhe mësimi praktikë.

KOMENTE