DYLON

Komuna pa njoftim të ri për vazhdimin e bllokimit të rrugës në Malishevë, banorët detyrohen të ndjekin rrugë alternative

Komuna pa njoftim të ri për vazhdimin e bllokimit të rrugës në Malishevë, banorët detyrohen të ndjekin rrugë alternative
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Bashkim Isufi

Edhe pse për bllokimin e rrugës në fshatin Malishevë ishte lëshuar një njoftim për periudhën 10–13 korrik 2026, deri më 15 korrik 2026 nuk është publikuar asnjë njoftim i ri për vazhdimin e bllokimit të rrugës. 

EkoHigjiena

Si pasojë, qytetarët janë detyruar të përdorin rrugë alternative për t’u qasur në rrugën kryesore, duke kaluar edhe nëpër ara për të vazhduar lëvizjen.

Mungesa e një njoftimi të përditësuar ka lënë qytetarët pa informim të qartë për gjendjen në terren dhe ka vështirësuar qarkullimin e banorëve të fshatrave Uglarë, Pogragjë dhe zonave të tjera, edhe pse ekziston mundësia e orientimit të tyre drejt rrugës që lidh fshatin Uglar me lagjen e Zabelit.

Një situatë e tillë dëshmon për mungesë të koordinimit dhe komunikimit me qytetarët, duke vështirësuar lëvizjen e tyre të përditshme.

Njoftimi me kohë i qytetarëve, përditësimi i informatave për gjendjen në terren, si dhe orientimi i qartë drejt rrugëve alternative janë pjesë e përgjegjësisë së institucioneve sa herë që bllokohet një rrugë publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.