/2L ONLINE/ – Duket se për aktorët e Gjilanit, nuk po pi ujë arsyetimi që po e japin përgjegjësit e kulturës se pagat nuk po mund të jepen për shkak të mungesës së drejtorit të teatrit, përkundër që mjete janë. Teatri i Gjilanit po i vonon pagat e muajit korrik 2016, njëjtë sikur ato të Qershorit.
Aktori gjilanas Avni Shkodra thotë se Komuna mundë ta caktojë një ushtrues detyre, për nënshkrimin e listës së pagave, apo të nënshkruhet lista ndoshta nga dikush që ka qenë i autorizuar më herët, deri sa të zgjidhet drejtori i ri.
“Pra nga neglizhenca, neve nuk na behet pagesa me rregull, neve që më së shumti merremi me teatrin”, shprehet aktori Avni Shkodra. /2L ONLINE/