DYLON

Komuna në krizë, shpenzime marramendëse

Avatar photo Redaksia

Opozita ka kritikuar pushtetin për sic ka thënë shpenzime enorme dhe marramendëse të krijuara për periudhën Janar-Shtator 2015. Këshilltari i vetëvendosjes, Arsim Thaci, tha se janë bërë 100 mijë euro më shumë shpenzime në 2015, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Këto shpenzime janë të papranueshme në një kohë kur Komuna dhe njerëzit kanë shumë halle. Ju nuk po silleni si shërbëtorë, pos si sundues të kësaj komune. I ki partnerët e koalicionit që po ta shkatërrojnë buxhetin”, i ka thënë Thaçi kryetarit Sinani, shkruan Kamenicapress(Fb).

EkoHigjiena

Vërejtje për shpenzimet kanë bërë edhe Jeton Biqkaj dhe Besnik Rrudhani nga LDK-ja.
Ndërsa, kryetari Begzad Sinani mohoi ngritjen e shpenzimeve, duke thënë se çdo vit ka rënie. “Kjo është një e vërtetë. Trend i pandalshëm i uljes së shpenzimeve. Një menaxhim korrekt dhe disiplinor i buxhetit”, tha Sinani në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.