DYLON

Komuna me donatorët vënë gurëthemelin e shtëpisë së Naser Hazirit në Zhegër të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është vënë sot gurëthemeli i shtëpisë së Naser Hazirit në Zhegër të Gjilanit, që është e 27-ta që po ndërtohet pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, të organizuar me iniciativë të kryetarit Haziri.Në vënien e gurëthemelit ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë dhe donatori Hysen Hyseni, pronar i “Ceni Company”.

“E falënderoj donatorin, Hyseni Hyseni, i cili pa hezitim i është përgjigjur thirrjes sime për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë. Sot është vënë gurthemeli i shtëpisë së 27-të, në kuadër të programit për zgjidhjen e problemit të banimit social. Besoj shumë që në afat rekord do të përfundohet nga donatori “Ceni Company” dhe familja e Naser Hazirit do të bëjë jetë dinjitoze. Ky është qëllimi ynë që të gjitha familjeve t’ua zgjidhim problemin e banimit”, ka thënë pas vënies së gurëthemelit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, donatori Hysen Hyseni ka përgëzuar kryetarin Haziri për iniciativën kaq të suksesshme për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke shtuar sapo e ka dëgjuar apelin, i përgjigjur mënjëherë sepse, sic tha, “nuk ka ndjenjë më të mirë se t’i sigurosh një familjeje kulm mbi kohë nga të ardhurat e biznesit”.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të filloj ndërtimi edhe i 3 shtëpive të reja për familjet në nevojë, derisa është shprehur se Komuna është duke bërë pagesën e qirasë për 40 familje, ndërkaq do të vazhdohet edhe me renovimin e 35 shtëpive, sipas kërkesave të qytetarëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.