DYLON

Komuna me donatorët i bënë me shtëpi të reja dy familje gjilanase

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Familja 4-anëtarëshe Valbona Lutfiut dhe ajo 3-anëtarëshe e Mehreme Krasniqit kanë hyrë sot në shtëpi të reja. Ianugurimin e këtyre dy shtëpive e ka bërë kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe pronari i kompanisë “Fluidi” Fejzulla Mustafa, ku ky i fundit e mbajti premtimin e dhënë në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” për ndërtim të dy shtëpive për familjet në nevojë një vit më parë.

“Kjo është shtëpia e 22-të dhe 23-të e inauguruar sot falë donacionit dhe mbështetjes së pronarit të kompanisë “Fluidi” në Gjilan, ku pronari Fejzulla Mustafa dhe familja e tij janë solidarizuar me këto dy familje. Shtëpitë e ngrohta dhe kushtet për jetesë, bëjnë së paku që të kenë rehati këto familje dhe të gëzohen në festat e nëntorit. E falënderoj shumë familjen Mustafa për këtë kontribut të madh të tyre”, u shpreh me këtë rast kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit theksoi se 23 shtëpi nga 11 sa janë deklaruar në mbrëmjen humanitare, janë sinonim i solidaritetit dhe humanitetit që gjilanasit dhe popullata e regjionit të Anamoravës e ka treguar në rastin e ndërtimit të shtëpive për banim social kryesisht, për renovimin e shtëpive që do të fillojnë javën tjetër dhe për qiratë që Komuna po i paguan.

Nga ana e tij, pronari i “Fluidit”, Fejzulla Mustafa, ka deklaruar se kjo kompani ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnore dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

“Sot i dorëzuam çelësat për dy familje, për të cilat kemi konsideruar se janë më të rrezikuarat për banim. Kemi kontribuar dhe i kemi ndërtuar këto shtëpi sipas standardeve. Si kompani e “Fluidit” gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë familjeve nevojtare. Familjarëve ju uroj që t’i gëzojnë këto shtëpi”, tha Mustafa.

E emocionuar tejmase është shprehur të jetë zonja Valbona Lutfiu, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe familjen Mustafa, duke thënë se për familjen e saj kjo shtëpi është pallat.

“Ma herët kam jetu në kushte shumë t’kqija. Tash s’kam fjalë qysh me përshkru. Jam shumë e gëzueshme. Faliminer nga zemra për kryetarin dhe kompaninë “Fludi” që ma ndurtun shpijën. Kjo shpi për fmijën e mi asht pallat. Këta m’i kanë gëzu shumë fmijtë e mi. Zoti i rujt”, tha e emociaonuar zonja Lutfiu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.