Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Gjilanit do të mbajë disa aktivitete.
Kryetari i komunës Alban Hyseni, ka listuar aktivitetet të cilat do të mbahen me rastin e Ditës së Flamurit, të cilat fillojnë nga 24 deri më 28 nëntor.
Ai ka njoftuar se: 112-vjetori i Ditës së Flamurit këtë vit na mbledh në një sërë aktivitetesh, që kanë për synim të na kujtojnë rëndësinë e unitetit dhe vlerësimin për trashëgiminë tonë kombëtare.
“Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni në këto ngjarje dhe ta festojmë këtë ditë me krenari dhe nderime ashtu siç i ka hije”, tha kryetari I Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. /2LONLINE/