DYLON

Komuna mbështet të gjitha projektet që janë në favor të zhvillimit të bujqësisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, si dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi,  janë takuar sot me z. Petar Logar, përfaqësues i qeverisë së Tirolit austriak.

Në këtë takim është folur rreth dy projekteve, atë të sigurimit të ujit për ujitje në sektorin e bujqësisë dhe projektin e furnizimit të fermerëve me lopë simental (racë me veti të larta gjenetike).

EkoHigjiena

Të dy projektet do të implementohen në partneritet me Komunën, fermerët dhe Tirolin austriak.

“Ne si qeveri e Tirolit jemi prezent në Kosovë qe 15 vjet me projektet të vogla. Shpresoj që ky projekt do të gjej mbështetjen e Komunës së Gjilanit, që është në të mirë të qytetarëve dhe do të këto projekte do të jenë si test për bashkëpunimet tjera”, tha me këtë rast Petar Logar, përfaqësues i qeverisë së Tirolit austriak.

Nënkryetari Rexhep Kadriu i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj nisme dhe kërkoi që të zgjidhen vetëm ata fermerët e meritojnë të jenë pjesë e këtij projekti.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, është shprehur se Komuna e Gjilanit është e interesuar që sektorin e bujqësisë ta zhvillojë në mënyrën më të mirë, dhe projektet si këto janë shumë të mirëseardhura për zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm në Gjilan.

Pas përgatitjeve të para së shpejti pritet implementimi i këtyre projekteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.