DYLON

Komuna mbështet fermerët me fidane

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mënyrë solemne u bë shpërndarja e fidanëve për shtatë fermer të Komunës së Kamenicës,të cilët ishin përfitues të këtij projekti të Drejtorisë për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural, njëherit ky ishte projekti i fundit i realizuar për këtë vit nga kjo drejtori.

Vlerësimin e kishte bërë një komision i veçantë nga drejtoria.

EkoHigjiena

Për këtë projekt janë ndarë gjithsejtë 3,690 fidanë,prej të cilave 1,380 fidanë të mollëve 1,480 fidanë të dardhëve dhe 830 fidanë të kumbullave.

DBPZHR me fermerë ka mbajtur edhe një trajnim këshillues për mbjelljen e fidaneve. Pas shpërndarjes së fidaneve, të gjithë fermerëve përfitues ju janë shpërndarë nga një udhëzues me informata, se si bëhet mbjellja profesionale e fidanëve të pemëve./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.