DYLON

Komuna krijon kushte optimale për hajnat!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Pamjet qe po i shihni në fotot e mëposhtme, janë nga lagja Dardania dhe në këtë gjendje janë për më tepër se një muaj! Kështu thotë Arben Dubova, sipas të cilit , janë kontaktuar nga ana e tij, përgjegjësit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike para një muaji, dhe i kanë thënë se nuk kanë operator për kryerjen e shërbimeve, por së shpejti pritet të rregullohet kjo çështje.

“Para dy netësh, shtëpia ime ishte cak i hajnave të cilët më dëmtuan materialisht me vjedhjen që e bënë (vjedhja është denoncuar në polici). Ne banorët e lagjes Dardania (nga rruga e 8 e sipër) akoma jetojmë në terr absolut të ekspozuar gjithnjë para hajnave. Drejtoria e Shërbimeve publike, me siguri nuk ka kohë me u marr me problemet e qytetarëve sepse kanë punë më të “mençura”, andaj neve nuk na mbetet gjë tjetër pos të kujdestarojmë duke i parandaluar vjedhjet dhe defilimin e hajnave, sepse ne nuk kemi kujdestar (shtet) që na mbron nga ta”, thotë Dubova.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo ndoshta tingëllon paksa absurde, por thotë: “Duhet ta ndërtojmë një shtet i cili do të na ruan nga shteti (pushtetarët) aktual. Patjetër se do ta ndërtojmë. Populli nuk fal…!” /2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.