DYLON

Komuna kërkon shtimin e zjarrfikësve vullnetarë

Komuna kërkon shtimin e zjarrfikësve vullnetarë
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, Shefi i kabinetit Vaxhid Rexhepaj, bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, kanë pritur sot në takim zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), Shefki Avdullahu bashkë me kryeinspektorin Kastriot Lajqi dhe zyrtarin e lartë të operativës, Agim Haziri.

Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të ndërsjellë Komunë-AME, si dhe rreth kërkesës së komunës për shtimin e zjarrfikësve vullnetarë sidomos gjatë kësaj periudhe kur zjarret janë të shumta dhe temperaturat kanë filluar të ngritën.

EkoHigjiena

“Duke u nisur nga situata e tanishme, për shkak të zjarreve, është nevojë emergjente shtimi i resurseve njerëzore në sektorin e zjarrfikësve” – tha Rexhepaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.