DYLON

Komuna i ndau Mirënjohje Faton Tahirit, shpëtoi jetën e një gruaje që kishte rënë me veturë në liqenin e Livoçit

Komuna i ndau Mirënjohje Faton Tahirit, shpëtoi jetën e një gruaje që kishte rënë me veturë në liqenin e Livoçit
Avatar photo Redaksia

“Sot prita në takim bashkëqytetarin tonë, Faton Tahirin, i cili me një akt heroik e të jashtëzakonshëm shpëtoi pak ditë më parë jetën e një gruaje që kishte rënë me veturë në liqenin e Livoçit”, ka thënë Alban hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë edhe jetën e tij në rrezik, në emër të Komunës së Gjilanit i ndau Mirënjohje për trimërinë e treguar.

EkoHigjiena

“Fatoni është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve. Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, ka thënë i pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.