/2L ONLINE/ – Me qëllim të parandalimit të vërshimeve, përmbytjes së tokës bujqësore dhe me qëllim të ruajtjes së pasurisë së qytetarëve të Komunës së Vitisë, komuna e Vitisë, është duke vazhduar me punimet në pastrimin dhe hapjen e prroskave, kanaleve dhe shtratit të lumit “Morava e Binqës” . Me këtë rast, sot, në fshatin Ramnishtë të Vitisë, kanë filluar punimet në pastrimin e një prroske. Këto punime nga afër i inspektoi zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. /2L ONLINE/