DYLON

Komuna e Vitisë zhvilloi një takim me pronarët e auto kombanjërve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në prag të fushatës së Korrje-Shirrjeve komuna e Vitisë konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë kanë mbajtur një takim më auto kombajnerët Vitias ku pos që u njoftuan mbi këtë fushatë bënë me dije edhe çmimin rekomandues prej 100 euro për hektarë.

Në këtë takim pronarëve të auto kombajnerëve ju është drejtuar zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Veton Ademi.

EkoHigjiena

E pronarët e auto kombajnereve në Viti kërkuan që të gjendet forma që ata të mbështetën nga MBPZHR për shkak se sipas tyre shpenzimet në mirëmbajtjen e auto kombaji janë larta.. Zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu ndër tjerash tha se komuna nuk ka. mjete financiare të mjaftueshme të mbështes auto kombajnerët me para duke potencuar se subvencionimi i takon më shumë nivelit qendror. Ndërkaq në këtë takim një zyrtar nga DSHPE ka folur për rrezikun nga zjarri duke përmendur disa arsyje se pse nuk duhet të ndizen dhelur stërnishtat. /2L ONLINE/