DYLON

Komuna e Vitisë vlerëson kontributin 40-vjeçar të mësimdhënësit Feriz Muharremi

Komuna e Vitisë vlerëson kontributin 40-vjeçar të mësimdhënësit Feriz Muharremi
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim mësimdhënësin Feriz Muharremi, me rastin e pensionimit të tij, pas 40 vjetësh kontribut në fushën e arsimit.

Në këtë takim, kryetari Haliti ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe përfaqësues të tjerë, e vlerësuan lart punën, përkushtimin dhe angazhimin shumëvjeçar të mësimdhënësit Muharremi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti i shprehën mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite dhe kryetari Haliti ja ndau atij një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në arsim.

Përndryshe Feriz Muharremi, gjatë karrierës së tij profesionale, ka dhënë një kontribut të çmuar në arsim, ndërsa së fundmi ka punuar në shkollën “Nijazi Rexhepi”, në Sllatinë të Epërme, përkatësisht në paralelen e ndarë në Tërstenikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.