Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, komuna e Vitisë ka vazhduar edhe sot me dezinfektime në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Sot në Smirë është bërë dezinfektimi i ambulantes, xhamisë dhe shkollës së fshatit. Kurse në Goshicë është bërë dezinfektimi i shkollës dhe xhamisë.
Ndërkaq në qytetin e Vitisë serish janë dezinfektuar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Emergjenca.
Përndryshe dezinfektime, pastrime dhe klorifkime të tilla po bëhen vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e virusit pandemik COVID-19 e cila për herë të parë në Kosovë kishte prekur komunën e Vitisë.
Deri me tani në këtë komunë 24 qytetarë janë prekur nga ky virus kurse 3 prej tyre veç se janë shëruar.
Institucionet Komunale të Vitisë, ju bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të ruajnë distancën sociale dhe të respektojnë udhëzimet e ekspertëve.