/2L ONLINE/ – Sot në Kabash të Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin e një segmenti të rrugës “ Shaban Kabashi” si dhe kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës “ Seferin Marku”. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka inspektuar këto punime ku edhe është takuar me banorë të cilët jetojnë për gjatë kësaj rruge. Banorët thanë se ata ju janë mirënjohës institucioneve komunale të Vitisë për këtë projekt infrastrukturor që sipas tyre do të lehtëson qarkullimin për gjatë këtyre dy rrugëve./2L ONLINE/