DYLON

Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me USAID-in amerikan

Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me USAID-in amerikan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë komunal të cilët janë menaxher të kontratave publike, me operatorët ekonomik.

Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e menaxhimit sa më të mirë të parasë publike dhe, realizimit të projekteve në interes të qytetarëve. Ai, falënderoi përfaqësuesit e këtij projekti për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë, duke e cilësuar këtë projekt si shum të rëndësishëm.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij projekti është të ofroj këshilla, asistencë, përkrahje dhe mbështetje profesionale në fushat e prokurimit, menaxhimit të kontratave publike, menaxhimit të financave publike dhe auditimit.

Përndryshe, në këtë takim nga projekti në fjalë ishin: Naim Behluli -këshilltar i auditimit, Fortuna Haxhikadrija – këshilltare për menaxhimin e financave publike, Ibadete Guri- këshilltare e prokurimit dhe Fadil Beqiri – këshilltar për menaxhimin e kontratave publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.