DYLON

Komuna e Vitisë vazhdon aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”

Komuna e Vitisë vazhdon aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vazhduar në bashkëpunim me të tjerët që të zhvilloj aktivitete për nderë të “Ditët të Diasporës”, që kanë nisur me 1 gusht.

Kështu gjatë ditëve të fundit pos kolonisë artistike që është mbajtur në shesh të qytetit të Vitisë është zhvilluar edhe për dy ditë rresht panairi tradicional i produkteve “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”, që u organizua nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të kësaj komune me partnerët e saj.

EkoHigjiena

Gjithashtu në ditën e parë është bërë edhe promovimi i veprave të autorit Engjël Koliqi, është mbajtur koncerti i hapur për qytetarë dhe u zhvillua në hapësirë të hapur një aktivitet sportiv në Ping Pong.

Ndërkaq në ditën e dytë është organizuar edhe një ndeshje në Streetball në mes të KFOR-it Amerikan dhe Klubit të Basketbollit “KF Vitia”.

 Poashtu dje u dha edhe një informatë rreth organizimit të bibliotekës së qytetit “Ramadan Musliu” si dhe u bë prezantimi i eksponateve nga muzeu i qytetit.

Ndërkaq sipas agjendës së paraparë me 12 gusht do të mbahet edhe Festivali ndërkombëtar i vallëzimit “Anamorava Folk Fest” në sheshin e qytetit pranë shtëpisë së kulturës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.