DYLON

Komuna e Vitisë: Sukseset e nxënësve nga “Maratona e Dijes” nuk kanë të ndalur

Komuna e Vitisë: Sukseset e nxënësve nga “Maratona e Dijes” nuk kanë të ndalur
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, ka pritur nxënësen Rozana Ademi, e cila ka fituar vendin e parë me interpretimin e saj në Festivalin “Cover Fest”, që u mbajt në Viti më rastin e “Ditëve të Diasporës”.

Mirënjohje i’u nda edhe Dorentina Sinanit, e cila ka fituar çminin e Publikut në këtë edicion të parë të këtij festivali .

Për këto suksese që po vazhdojnë nxënësit e Komunës së Vitisë, drejtoresha Emini falënderoi mësimdhënësit për angazhimin në përgatitjen e talentëve të ri , por një falënderim i veçantë për organizatoret e Festivalit, posaçërisht profesorin Mustafë Lamallari, Drejtorinë e Kulturës, “Korin e qytetit” dhe bashkorganizatorin e këtij festivali, Arjanit Hetemin nga Qendra Kulturore “ Anamorava”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.