DYLON

Komuna e Vitisë subvencionon sektorin e prodhimit të qumështit dhe vezëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të subvencionimit të fermerëve në dy nën sektorët e blegtorisë , konkretisht të sektorit të qumështit dhe vezëve , sot në Viti u bë shpërndarja subvencioneve për këta sektorë . Për sektorin e qumështit janë shpërndarë himne (krunde) për 79 përfitues.

Kurse 4 ferma të cilat merren me prodhimin e vezëve në Komunën e Vitisë, kanë përfituar nga 500kg koncentrat. Përndryshe me qëllim të subvencionimit të bujqve vitias institucionet komunale të Vitisë, gjatë këtij viti kanë shpërndarë edhe makina për mjeljen e lopëve, makina për spërkatje në sera dhe fidane të mjedrës.

EkoHigjiena

Ndërsa një vëmendje të veçantë ju është kushtuar edhe pastrimit të lumenjve dhe përroskave , me qëllim të parandalimit të përmbytjes së tokave bujqësore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë vizituar sot fermerët përfitues të këtyre subvencioneve . Kryetari Haliti para shpërndarjes së këtyre subvencioneve ndër tjerash tha se fermat dhe ekonomitë bujqësore në këtë komunën po zhvillohen dhe rritën në të gjitha sferat duke potencuar se gjatë punës së tyre ata do të kenë në vazhdimësi ndihmën e komunës.

“Dua të përshëndes Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në krye me drejtorin dhe stafin e tij, që po e bëjnë të pamundurën në indetifikim, qasje, ndihmë, këshillë dhënie që më të vërtetë të përkrahim fermerët me aq sa kemi mundësi” u shpreh Haliti. Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ndër tjerash foli edhe mënyrën e shpërndarjes së këtyre subvencioneve.

“Kemi përfshirë dy nën sektor të blegtorisë, sektorin e qumështit dhe sektorin e vezëve. Në sektorin e qumështit kemi vendosur të shpërndajmë himne apo siç njihet në popull me emrin krunde për 79 përfitues ku përfitues janë ata fermerë që kanë mbi 10 krerë lopë. Shpërndarja u bë në tri kategori, ata që kanë mbi 20 krerë do të marrin nga 500 kg, 10-19 krerë do të marrin nga 400kg, ndërsa ata që kanë qenë gjatë këtij viti edhe përfitues të makinave mjelëse do të marrin nga 300kg” u shpreh Ademi.

Ai potencoi se të subvencionimi në sektorin e vezëve, përfitues janë 4 ferma të pulave vojse ku të gjitha kanë marrë nga 500 kg koncentrat. Ademi bëri me dije se r se komuna e Vitisë do të vazhdoj me projekte konkrete për të ndihmuar fermerët vitias. /2L ONLINE/