DYLON

Komuna e Vitisë shprehu falënderime për shtetet që kontribuuan në çlirimin e Kosovës

Komuna e Vitisë shprehu falënderime për shtetet që kontribuuan në çlirimin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 22 vjetorit të sulmeve të NATO-së mbi caqet e ushtrisë serbe në Kosovë, Institucionet komunale kanë organizuar një pritje për Njësitin ndërlidhës të KFOR-it amerikan që janë në mision në Kosovë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, me këtë rast ka falënderuar ata për kontributin që Aleanca Veriatlantike ka dhënë për çlirimin e Kosovës, si edhe për misionin paqeruajtës në këto dy dekada.

EkoHigjiena

 “Në ditën e sotme 22 vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Kjo fushatë pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouiet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë. Prandaj, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës përgjithmon shteteve aleate të NATOS-së, e posaqërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për këtë kontribut të pamohueshëm, në çlirimin e vendit”, ka thënë kryetari Haliti.

Me rastin e 22 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi ushtrinë agresore serbe të vitit 1999, udhëheqësit komunal të shoqëruar edhe nga ushtarët amerikan të KFOR-it, kanë vendosur lule tek busti i ambasadorit amerikan Richard Hoolbrok, në Viti, ku u priten me lule edhe nga fëmijët e Qerdhes “Gëzimi Ynë”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.