DYLON

Komuna e Vitisë shpërndan 70 motokultivatorë shoqëruar me frezë për fermerët përfitues

Komuna e Vitisë shpërndan 70 motokultivatorë shoqëruar me frezë për fermerët përfitues
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 70 motokultivatorë të shoqëruar me frezë, për fermerët përfitues të kësaj komune, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, të cilët theksuan përkushtimin e komunës për të përkrahur vazhdimisht fermerët vitias.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti tha se ai dhe komuna e Vitisë gjithnjë janë krenuar me fermerët e saj punëtorë, të cilët kanë produkte të mira bujqësore si brende të njohura në gjithë Kosovën.

Ai theksoi se kjo komunë njihet edhe si hambar i Anamoravës dhe se komuna vazhdon furnizimin e fermerëve përfitues me pajisje të ndryshme bujqësore.

Drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, bëri me dije se vlera e përgjithshme e këtij projekti është rreth 79 mijë euro, ku 20% e vlerës është participim nga vetë fermerët përfitues, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga buxheti i komunës së Vitisë.

Sipas tij, brenda këtij viti janë ndihmuar mbi 500 fermerë vitias. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.