Komuna e Vitisë shpërblehet me mbi 95 mijë euro në kuadër të grantit për mjedis të pastër

Komuna e Vitisë shpërblehet me mbi 95 mijë euro në kuadër të grantit për mjedis të pastër

Komuna e Vitisë ka përfituar 95. 660.00€ në kuadër të Grantit të Përformancës-Mjedisi i Pastër. Kjo që u bë me dije përmes një shkrese që ka pranuar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ditë më parë nga Komiteti Drejtues i Grantit të Përformancës-Mjedisi i Pastër.

Përndryshe Granti i Performancës – Mjedis i Pastër është lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ).

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash potencoi se komuna e Vitisë, do të vazhdoj të punoj për një mjedis të pastër. Ai shtoj se kjo komunë ka arritur të eliminoj shumë deponi ilegale të mbeturinave dhe ka shndërruar shumë nga to në hapësira të gjelbërta.

“Kemi punuar shumë në fushën e mjedisit, do të punojmë edhe në të ardhmen që të mbajmë mjedisin e pastër. Shumë nga deponitë ilegale jo vetëm se i kemi eliminuar por i kemi shndërruar në hapësira të gjelbërta. Po punojmë në të gjitha lokalitet jo vetëm në pastrim por edhe në mbjelljen e fidanëve dhe krijimin e hapësirave të gjelberta. Për këtë dua të falënderoj të gjithë ata që po na përkrahin në aksione të tilla“, u shpreh Haliti.

KOMENTE