DYLON

Komuna e Vitisë shënon Javën Botërore të Imunizimit

Komuna e Vitisë shënon Javën Botërore të Imunizimit
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti në kordinim me QRSHP në Gjilan dhe DKA në Viti, sot kanë shënuar me aktivitete Javën Botërore të Imunizimit, e cila shënohet çdo vit me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit, me moton “Imunizimi është i mundshëm për të gjithë”.

Nga viti 2023 MSh dhe IKSHPK kanë zgjeruar programin e Imunizimit, ku kalendarit të rregullt të vaksinave iu janë shtuar tre vaksina të reja: vaksina kundër Pneumokokut, vaksina kundër Rotavirusit dhe vaksina kundër HPV-së.

EkoHigjiena

Në QKMF -Viti është mbajtur ligjërata me stafin shëndetësorë për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit nga trajnerja Fatime Bekteshi.

Kurse, në kordinim me QRSHP-Viti dhe DKA, dr.Ismajl Bekteshi ka mbajtur ligjërata edukativo-shëndetësore për nxënësit e shkollave fillore në Remnik, Beguncë dhe Kabash me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e vaksinës kundër HPV-së për parandalimin e infeksioneve dhe kancereve të shkaktuara nga ky virus tek të dy gjinitë. Vaksina gjithashtu mbronë nga lythat gjenital.

Sipas dr.Vjollca Kadolli -Halili, drejtoreshë në QKMF të gjitha këto aktivitete mbahen me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për réndësinë e parandalimit të sëmundjeve të ndryshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.