DYLON

Komuna e Vitisë shënon Javën Botërore të Imunizimit, nga data 26–30 prill

Komuna e Vitisë shënon Javën Botërore të Imunizimit, nga data 26–30 prill
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, në koordinim me QRSHP-në në Gjilan dhe DKA-në në Viti, ka shënuar me aktivitete të ndryshme Javën Botërore të Imunizimit, e cila shënohet çdo vit me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit, me moton “Vaksinat mbrojnë në çdo moshë”.

Gjatë këtyre aktiviteteve është mbajtur ligjëratë me stafin shëndetësor për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit nga dr. Faruk Sejdiu.

EkoHigjiena

Kurse, në koordinim me QRSHP-në në Gjilan dhe DKA-në në Viti, si dhe me menaxherët e shkollave, dr. Delvina Lamallari ka mbajtur ligjëratë edukativo-shëndetësore për nxënësit e shkollës fillore në Gërmovë, ndërsa infermierja Lindita Leskovica ka mbajtur ligjërata në shkollat fillore në Tërpezë, Sllatinë e Epërme, Vërban dhe Ramjan, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e vaksinës kundër HPV-së për parandalimin e infeksioneve dhe kancereve të shkaktuara nga ky virus te të dy gjinitë.

Në të njëjtën kohë është realizuar edhe vaksinimi i nxënësve të klasave të VI-ta sipas kalendarit të rregullt

Këto aktivitete janë përcjellë edhe nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr. Vjollca Kadolli-Halili, e cila theksoi se të gjitha këto aktivitete mbahen me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve dhe nxënësve për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve të ndryshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në parandalim, që është edhe misioni i KPSH-së. /2LONLINE/

Fotot: QKMF-Viti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.