DYLON

Komuna e Vitisë shënon javën botërore të diabetit

Komuna e Vitisë shënon javën botërore të diabetit
Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka vazhduar aktivitet lidhur me javën botërore të diabetit. Me këtë rast sot një ekip mjekësor nga QKMF në qendër të qytetit të Vitisë ka bërë matjen e sheqerit në gjak dhe të tensionit arterial.

Këtë ekip e ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu për tu njohur nga afër rreth këtij aktiviteti që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve dhe identifikimin e hershëm të kësaj sëmundje.

EkoHigjiena

Dr. Arta Gashi, nga QKMF në Viti, bëri me dije se në kuadër të javës botërore tha se gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë edhe fletushka me informata për diabetin si dhe tha se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi që komplikimet e diabetit zhvillohen në heshtje dhe nuk shkaktojnë simptoma në fillim, por me kalimin e kohës ato dëmtojnë organet e ndryshme si zemrën, trurin, veshkat, sytë, enët e gjakut, indet, etj.

Përndryshe, kjo ditë shënohet me 14 nëntor në koordinim me rekomandimin e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Shënimi i kësaj dite është vendosur duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme të sëmundjes së diabetit në botë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.