DYLON

Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete të ndryshme

Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, Policisë, FSK-së,partive politike, familjeve të dëshmorëve organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe të tjerë kanë vënë kurore me lule dhe kanë nderuar dëshmorët e lirisë në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Por, fillimisht është mbajtur një seancë solemene kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme historike, ku nga një fjalë raste e kanë mbajtur kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi, kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe përfaqsuesit e të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

EkoHigjiena

Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, foli mbi rëndësinë e kësaj date duke përmendur rezistencën e familjës Jashari për lirnë e Kosovës. Ai tha se në këtë përvjetor po rikthehen në kohë, konkretisht duke përkujtuar në fillimin e marsit të vitit 1998 të rezistencës së familjës Jashari dhe të shkuarjës së tyre në alltarinë e lirisë.

Kurse kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në Ditët e Epopesë së UÇK-së, me krenari kujtohet sakrifica e madhe e Jasharëve legjendarë. Ai shtoj se kjo Epope, mori përmasat e ngjarjeve të krijimit të botës së re dhe të ndërrimit të epokës së robërisë nga epoka e lirisë.

Përndryshe për Epopenë e UÇK-së ka folur edhe Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti.

Gjithashtu nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport të kësaj komune dhe të Klubit të motoristëve Veternatët e ZON të të UÇK-së të diellen do të bëhet një shtegtim me motora në relacionin Viti – Prekaz – Viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.