Komuna e Vitisë shënon ditën ndërkombëtare të demokracisë
/2L ONLINE/ – Me rastin e ditës ndërkombëtare të Demokracisë Kabineti i Zyrës së Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë ka mbajtur sot një takim me nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë ku është folur për çështjet që kanë të bëjnë me Demokracinë kryesisht të qeverisjes lokale, funksionimit të legjislativit, ekzekutivit por edhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Gjatë këtij takimi është hapur edhe një diskutim me nxënësit pjesëmarrës të cilat kanë pasur mundësi që të parashtrojnë drejtpërdrejtë pyetjet e tyre organeve të ekzekutivit dhe legjislativit si zv. Kryetarit të Komunës, Drejtorëve të Drejtorive, Zyrave Komunale por edhe Kryesuesit të Kuvendit komunal dhe shefave të grupeve parlamentare që janë të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira në veçanti ka folur për punën e Kuvendit Komunal dhe trupave të saj, mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve të këtij kuvendi por edhe për përgjegjësit e tyre duke potencuar se Kuvendi Komunal i Vitisë përbëhet nga gjithsej 27 këshilltarë ku 2 prej tyre janë kandidat të pavarur.
Kryesuesi Pira i njoftoj të rinjtë edhe më punën e këtij Kuvendi duke potencuar se të gjitha vendimet e marra deri me tani janë shpallur si të vlefshme nga institucioni përkatës:
“Të gjitha vendimet të cilat janë marrë në Kuvendin Komunal të Vitisë janë cilësuar si të vlefshme nga Zyra Ligjore e MAPL-së dhe kjo d.m.th se si Kuvend është për të falënderuar kjo pasi që deri me tani nuk kemi pasur asnjë shkelje ligjore “ u shpreh Kryesuesi Pira.
Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur rreth mënyrës së funksionimit të ekzekutivit komunal të Vitisë duke potencuar se organi më i lartë i saj është kryetari i komunës i cili emëron dhe shkarkon zv. Kryetarin, Drejtorët e Drejtorive por edhe kabinetin e tij që janë staf politik. Ai ndër tjerash ka folur edhe për kompetencat e nivelit lokal.
“Duhet t dimë se Komuna ushtron kompetencat e veta vetanake të cilat gjegjësisht janë vetëm të komunës por edhe kompetencat të cilat janë të deleguar nga niveli qendror dhe kompetencat e zgjeruara këtë llojin e fundit ë kompetencave nuk ka në Viti sepse këto zakonisht ju jepen spitaleve rajonale dhe universiteteve ” tha zv. Kryetari Aliu.
Ndërkaq lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje ka folur Kenan Gashi nga Rrjeti i OJQ-ve, “Avonet” i cili ndër tjerash tha se është për të veçuar gatishmëria e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti që institucioni të cilën ai e udhëheq të jetë një prej komunave me transparencë dhe llogaridhënie duke krijuar një përformancë të mirë dhe duke qenë pranë qytetarëve si sot përmes këtij takimi.
Gjatë këtij takimi është hapur edhe një diskutim me nxënësit pjesëmarrës të cilat kanë pasur mundësi që të parashtrojnë drejtpërdrejtë pyetjet e tyre organeve të ekzekutivit dhe legjislativit si zv. Kryetarit të Komunës, Drejtorëve të Drejtorive, Zyrave Komunale por edhe Kryesuesit të Kuvendit komunal dhe shefave të grupeve parlamentare që janë të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Hapjen e këtij takimi e bëri zëdhënësja e qeverisë Komunale të Vitisë, znj. Kaltrina Sylejmani e cila ndër tjera ishte edhe organizatorja kryesore për shënimin e kësaj dite e cila njëkohësisht falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në shënimin e kësaj date të rëndësishme në Viti.
Përndryshe 15 shtatorit është Dita ndërkombëtare e Demokracisë. Më 8 nëntor të vitit 2007, Asambleja e Përgjithshme shpalli 15 shtatorit si Ditë ndërkombëtare të Demokracisë, duke ftuar shtetet anëtare, Sistemin e Komeve të bashkuara dhe organizatat tjera rajonale ndërqeveritare dhe joqeveritare që ta shënojnë këtë ditë./2L ONLINE/



