/2L ONLINE/ – Me rastin e ditës ndërkombëtare të Tokës në Komunën e Vitisë janë shënuar aktivitete të shumta ku fillimisht në qendër të qytetit të Vitisë pjesëmarrësit në këtë ngjarje në krye me Kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti kanë mbjellë lule. Më pas janë mbjellë lule edhe në vendet e ndryshme si në: rrethin pranë Kishës Katolike dhe pranë Xhamisë së Qytetit ku këtij aktiviteti ju janë bashkangjitur edhe prijësit fetar të dyja komuniteteve.
Gjithashtu janë mbjellë edhe drunjtë dekorativ në shëtitorën “ Mërgimtari“ përgjatë rrugës Viti-Binqë si dhe në hapësirat e shkollave të mesme si dhe të asaj fillore por edhe në sheshin që bartë emrin e dëshmorit „Bafti Haxhiu“ në Viti. Këtyre aktiviteteve ju janë bashkangjitur edhe Policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të KFOR-it Amerikan në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, tha se gjatë këtyre 22 ditëve të fundit janë zhvilluar aksione të shumta të pastrimit në lokalitet të ndryshme ku janë larguar edhe deponi të shumta ilegale të mbeturinave duke paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve të pastrimit dhe të gjelbërimit.
“Do të vazhdon gjelbërimi dhe rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe do të vazhdon mbjellja e drunjëve të ri, pyllëzimi si dhe të masave selvi kulturore nëpër pyjet tona dhe atë bashkë me Agjensionin Pyjor të Kosovës” U shpreh Haliti.
Ai foli edhe për masat e mbrojtjes së pasurisë natyrore në këtë komunë. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë ata që brenda këtij muaji ju janë bashkangjitur aktiviteteve mjedisore. Përndryshe gjatë ditës së sotme janë mbjellë lule dhe drunjë dekorativ në hapësirat e ndryshme në qytetin e Vitisë si në rrethin pranë Kishës dhe pranë Xhamisë së Qytetit ku këtij aktiviteti ju janë bashkangjitur edhe prijësit fetar të dyja komuniteteve. /2L ONLINE/