DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën botërore të Shëndetit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti në bashkëpunim me mjekët e QKMF-së, për nder të ditës botërore të shëndetit kanë shpërndarë sot fletushka mbi sëmundjen e diabetit dhe kanë folur me kalimtar të rastit mbi këtë sëmundje. Përndryshe çdo vit në ditën botërore të shëndetit, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në bashkëpunim me komunat trajton një temë të veçantë ku gjatë këtij viti është përzgjedhur të trajtohet çështja e diabetit.

Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, ju është bashkangjitur sot stafit mjekësor të QKMF-së të cilët në qendër të qytetit të Vitisë kanë shpërndarë fletushka mbi sëmundjen e diabetit dhe kanë folur me kalimtar të rastit mbi këtë sëmundje, pasojat dhe trajtimin e saj. Ndërkaq Dr. Vjollca Kadolli Halili ndër tjerash ka folur për aktivitetin e sotëm.

EkoHigjiena

“Kemi vendosur të shpërndajmë disa broshura dhe të bisedojmë me qytetarët rastit mbi sëmundjen e diabetit, ushqimi që duhet të merret si dhe mënyrën se si trajtohet shputa diabetike”, u shpreh Doktoresha Kadolli. Ajo tha se pacientet të cilët e kanë diabetin trajtohen edhe në këtë komunë ku ndër tjerash tha se analizat përkatëse bëhen në QKMF-në në Viti, por ajo ju bëri thirrje qytetarëve që kanë diabetin të konsultohen gjithmonë me Endokrinologun. Ndërkaq të gjithë pacientet të cilët janë të diagnostifikuar me diabetin primar dhe me shputë diabetike sipas saj i kanë trajtimet falas në QKMF-në e Vitisë. /2L ONLINE/