DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht QKMF-ja në Viti, sot ka shënuar Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete.

QKMF-ja, në koordinim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan dhe DKA-në në Viti, ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për të shënuar këtë ditë.

EkoHigjiena

Në shkollat e Komunës së Vitisë, personeli arsimor ka mbajtur ligjërata vetëdijesuese me nxënësit për sëmundjen e diabetit, parandalimin, vetëdijesimin dhe pasojat që lë sëmundja e diabetit.

Gjithashtu, janë shpërndarë edhe fletushka dhe materiale vetëdijesuese për pacientët e rastit.

Gjatë këtyre aktiviteteve janë dhënë edhe këshilla për pacientët me diabet, ku shumë e rëndësishme është të lajmërohen te mjeku për kontrolle të rregullta, edhe pse mund të ndihen mirë dhe të mos kenë probleme. Duhet të kenë kujdes, pasi komplikimet e diabetit zhvillohen në heshtje dhe nuk shkaktojnë simptoma në fillim, por me kalimin e kohës ato dëmtojnë organet e ndryshme, si zemrën, trurin, veshkat, sytë, enët e gjakut, indet, etj.

Përndryshe, kjo ditë shënohet më 14 nëntor, në koordinim me rekomandimin e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Shënimi i kësaj dite është vendosur duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme të sëmundjes së diabetit në botë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.