DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore kundër Duhanit

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore kundër Duhanit
Avatar photo Redaksia

Sot në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit në Komunën e Vitisë janë zhvilluar disa aktivitete për ndërgjegjësimin, ngritjen e njohurive dhe motivimin e të rinjve kundër konsumimit të duhanit, të gjitha në koordinim në mes të QKMF-së, DKA dhe QRSHP në Gjilan, pjesëmarrës ishte edhe drejtori i DSHMS-së ne Viti Halil Musliu.

Fillimisht, ekipa mjekësore ka shpërndarë fletëpalosje për qytetarët e rastit për efektet negative të pirjes së duhanit në shëndet, si dhe ndërgjegjësimi se si ta luftojmë këtë dukuri.

EkoHigjiena

Dr.Festona Qamili ka mbajtur ligjëratë para punëtorëve shëndetësorë mbi rrezikun e konsumimit të duhanit dhe pasojat e tij.

Pastaj, nëpër shumicën e shkollave nga arsimtarët është mbajtur ligjërata për efektet negative të duhanit, ku një orë mësimore iu është kushtuar kësaj dite.

Nxënësit u njoftuan që brenda një viti, nga pirja e duhanit vdesin 8 milionë njerëz. Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të duhanit ka si rezultat shumë sëmundje të rënda si: kanceri i mushkërive, kanceri i fytit dhe zgavrës se gojës, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera.

Kurse, nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Lubishtës” janë shpallur fitues të projektit në luftën kundër duhanit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Përndryshe , Dita Botërore pa duhan shënohet prej vitit 1978, me 31 maj të çdo viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.