DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore e Mjekut Familjar

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore e Mjekut Familjar
Avatar photo Redaksia

Ekipa e Mjekësisë Familjare sot në qendër të qytetit në mënyrë simbolike kanë shënuar këtë ditë përmes shpërndarjes së fletushkave “Përzgjedhja e mjekut familjar” për qytetarët e rastit, duke biseduar edhe për procesin e përzgjedhjes së mjekut familjar.

Një veprim i tillë është realizuar edhe në QMF -Pozheran.

EkoHigjiena

Falënderim për të gjithë mjektë familjarë dhe të tjerë që punojnë në QKMF-Viti për përkushtimin dhe profesionalizmin që tregojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

Mjeku familjar jep këshilla dhe ofron ndihmë për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit të pacientit që nga lindja e deri në vdekje, bën diagnostikimin e sëmundjes dhe trajtimin e pacientit, udhëzon dhe trajton në mjekimin parandalues të sëmundjes, gjithashtu bën edukim dhe promovim të shëndetit.

Përndryshe Dita Botërore e Mjekut Familjar është shpallur për herë të parë nga WONCA në vitin 2010.

Mjektë familjar që punojnë sot në QKMF-Viti janë:

1.Dr.Xhilsime Qamili
2.Dr.Gazmend Halili
3.Dr.Taib Alidemi( i cili është mjek familjar dhe pediatër)
3.Dr. Dhurata Halabaku
4.Dr. Naim Sahiti
5.Dr.Nexhat Misini
6.Dr.Idajete Pira
7.Dr.Vjollca Duriqi-Pira
8.Dr. Vjollca Kadolli-Halili
9.Dr.Florie Emërllahu-Emini
10.Dr.Adnan Çoçaj
11.Dr.Artë Gashaj
12.Dr.Agim Veliu
13.Dr.Faruk Sejdiu

Në specializim të Mjekësisë Familjare janë:

1.Dr.Liridona Ajvazi dhe
2.Dr.Basri Avdiu

Ndërsa, mjek familjar që kanëdalë nga kjo qendër dhe sot nuk punojnë me ne ishin:

1.Dr.Fadil Zuka ( i ndjerë)
2.Dr.Xhemajl Arapi( i pensionuar)
3.Dr.Shqiponja Avdyli( punon në Maqedoni)
4.Dr.Veton Alidema(QMU Prishtinë).

/Foto dhe lajmi: QKMF-VITI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.